Lajme
Xhafer Tahiri emërohet kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri
Demokracia
23:39 | 21 Shkurt 2021

Share:

Hysni Gërguri sot ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Vushtrri.

Pas kësaj dorëheqje, drejtimin e degës së LDK-së e ka marrë kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri që vjen nga kjo parti.

Lajmin për klankosova.tv se do ta drejtojë këtë degë të LDK-së e ka konfirmuar vetë Tahiri.

“Po, tashmë është vendosur që unë të jem kryetar i degës së LDK-së në Vushtrri”, ka thënë shkurt Tahiri.

Lexo edhe: 

Edhe një dorëheqje në LDK pas rezultatit të dobët në zgjedhje

Të ngjashme