Lajme
Xhaçka takohet me Borrell, bisedojnë për forcimin e unitetit
Demokracia
14:54 | 15 Mars 2022

Share:

Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka, priti sot Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë dhe Zëvendëspresident i Komisionit Evropian, Josep Borrell.

Kriza e shkaktuar nga sulmi ushtarak i paligjshëm dhe i pajustifikuar rus mbi Ukrainës dhe përballja e pasojave të saj të gjithanshme, përfshirë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ishte në qendër të bisedës.

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se forcimi i unitetit dhe veprimi vendimtar mbi ndalimin e mjeteve që ushqejnë luftën janë të një rëndësie parësore.

Përfaqësuesi i Lartë vlerësoi lart aksionin diplomatik të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, linjëzimin e plotë me qëndrimet e BE-së dhe masat kufizuese në praktikë dhe gatishmërinë për të pritur qytetarët e zhvendosur nga Ukraina për shkak të agresionit.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se angazhimi i BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor duhet të demonstrohet me rrugë e mënyra, të cilat do ta bëjnë rajonin pjesë të zgjidhjeve të qëndrueshme, përfshirë në momente krizash./Top Channel/

Të ngjashme