Lajme
Xhaçka: Rusia mbeti vetëm, pushtimi i Ukrainës i paligjshëm
Demokracia
16:07 | 26 Shkurt 2022

Share:

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, tha se pushtimi i Ukrainës nga Rusia është i paligjshëm dhe se askush nuk e mbështet atë.

“Rusia mbeti e vetme dje në vendosjen e vetos ndaj rezolutës në Këshillin e Sigurimit të OKB, e cila bën thirrje për t’i dhënë fund agresionit kundër Ukrainës. Kjo që Rusia po bën është e paligjshme, është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe rendit të bazuar në rregulla! Ky sulm nuk mund të vazhdojë, ndaj le të qëndrojmë të gjithë së bashku përkrah Ukrainës”, tha ministrja.

Një ditë më parë, nisma e rezolutës së bashkëhartuar nga Shqipëria dhe SHBA për agresionin në Ukrainë u rrëzua për shkak të vetos ruse, shkruan A2.

80 vende anëtare të OKB bashkësponsorizuan rezolutën, ndërsa 11 nga 15 anëtarë të KS e votuan atë. Ndër 5 anëtarët e përhershëm të KS, Rusia vendosi veton, ndërsa Kina abstenoi.

Të ngjashme