Lajme
Xhaçka në takim me Peach: Avancimi i dialogut Kosovë-Serbi, kyç për stabilitetin e rajonit
Demokracia
19:20 | 08 Qershor 2022

Share:

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një takim me të Dërguarin Special të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Në fokus të takimit ishte situata në rajon dhe bashkëpunimi në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

Ministrja Xhaçka dhe Peach shprehën dakordësinë se lufta në Ukrainë kërkon avancimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përmirësimin e situatës në Bosnjë-Hercegovinë.

Kryediplomatja Xhaçka shprehu mirënjohje ndaj përkushtimit të qeverisë brtianike për sigurinë e Ballkanit Perëndimor./ATSH

Të ngjashme