Sport
Xavi tregon çfarë iu thotë lojtarëve për të ardhur te Barcelona
Demokracia
14:02 | 26 Korrik 2022

Share:

Në përfundim të konferencës së shtypit para ndeshjes me Juventusin në miqësore, trajneri i Barcelonës, Xavi foli për tematika të ndryshme lidhur me projektin blaugrana.

Duke ju përgjigjur disa pyetjeve edhe në lidhje me karizmën e tij, dhe mbi faktin se sa mund të influencojë një fjalë e Xavit për sa i përket merkatos për të bindur lojtarët të transferohen në Katalunjë, trajneri u përgjigj në mënyrë të veçantë.

“Nëse unë kam bërë diferencën në tratativat për lojtarët që kanë ardhur? Nuk do të thoja që e kam bërë unë diferencën, por është bërë një punë e mirë nga ana e drejtuesve. Çfarë ju them lojtarëve për t’i bindur që të vijnë këtu? Thjesht nuk bëj krahasime mes projekteve të skuadrave. I shpjegoj gjërat në mënyrë të qartë, stilin e lojës, pozicionin, modelin e klubit dhe qytetin.

Unë jam i pari që duhet të jap 100%, duke kërkuar që të kënaq lojtarët. Pastaj natyrisht që edhe madhështia e Barcelonës është një ndihmesë. Madhështia e klubit është evidente dhe ka entuziazëm si tifozët. Është diçka shumë e rëndësishme që dikush si Leëandoëski na zgjodhi ne”.

Të ngjashme