Sport
Xavi shpreh hapur dëshirën të rinovojë me sulmuesin e Barcelonës
Demokracia
18:44 | 08 Nëntor 2021

Share:

Xavi Hernandez është prezantuar sot në “Camp Nou” si trajneri më i ri i klubit të Barcelonës.

Ish-lojtari i Barcelonës është pritur me një ngrohtësi të madhe nga mijëra tifozë, shkruan Demokracia.com.

Pas prezantimit ai është shprehur në lidhje me situatën e rinovimit të Dembele.

“Kam parë se situata e rinovimit e Dembele nuk është mirë. Unë dëshirojë nga klubi që prioritet  të jetë rinovimi i tij sa më shpejtë të jetë e mundur. Dembele po kalon një periudhë të keqe por kjo nuk do të thotë se ne duhet ta “braktisim”. Ai është një lojtar me shumë vlera dhe unë e dua me patjetër në ekipin tim”.

“Për mendimin tim ai i ka të gjitha aftësitë për tu bërë sulmuesi anësor më i mirë në botë, mjafton të dalë nga dëmtimi dhe të punojmë fortë bashkë me të”, tha Xavi.

Xavi Hernandez do ta zëvendësojë të shkarkuarin, Ronald Koemanin. /Demokracia.com

Të ngjashme