Sport
Xavi në “alarm”, Barcelona me pesë mungesa të mëdha kundër Interit
Demokracia
13:57 | 03 Tetor 2022

Share:

Frankie de Jong është ndër mungesat e Barcelonës për ndeshjen e nesërme në Ligën e Kampionëve kundër Interit.

Xavi ka publikuar listën e skuadrës për ndeshjen e tretë të Grupit C të Ligës së Kampionëve, transmeton Demokracia.com.

Memphis Depay, Jules Kounde, Hector Bellerin dhe Ronald Araujo nuk janë rikuperuar nga lëndimet dhe e njëjta gjë vlen edhe për De Jong, i cili, siç raporton Football Espana , ende po përballet me një dëmtim muskulor.

25-vjeçari ka grumbulluar tetë paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar një gol.

Ish-ylli i Milanit, Franck Kessié bën udhëtimin në “San Siro” së bashku me të rinjtë, Pablo Torre dhe Marc Casado.

Interi dhe Barcelona do të takohen në “San Siro” të martën me fillim nga ora 21:00./Demokracia.com/

Të ngjashme