Trajneri i Barcelonës, Xavi, do të bashkohet me skuadrën e tij në Shtetet e Bashkuara këtë javë.
Ekipi katalunas udhëtoi për në Miami të shtunën, atje ku do t’i zhvillojë katër ndeshje në kuadër të fazës para-sezonale.
Megjithatë, Xavi nuk u lejua që të udhëtojë për shkak të një problemi lidhur me kërkesën e tij për hyrje në SHBA.
Si pjesë e rregullave të vizave, në SHBA kërkohet një leje speciale për të vizituar vendin në rast se personi më herët ka udhëtuar për në Iran.
Xavi kishte udhëtuar në Iran në kohën sa ishte te Al-Sadd.
Megjithatë, kjo çështje raportohet se është zgjidhur. Sipas “Sport”, Xavi do të udhëtojë të mërkurën për në Miami nga Madridi.
Ai do të humbasë ndeshjen e parë para-sezonale të Barcelonës, kundër Inter Miamit, e cila do të drejtohet nga vëllai dhe ndihmësi i tij, Oscar Hernandez.
Përveç miqësores me Inter Miamin, Barcelona në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajë edhe me Real Madridin (24 korrik), me Juventusin (27 korrik) dhe me New York Red-Bullin (31 korrik).