Xavi Hernandez është prezantuar edhe zyrtarisht si trajner i Barcelonës.
Ish-mesfushori i kësaj skuadre është prezantuar në stadiumin “Camp Nou” para rreth 25 mijë tifozëve, përcjell Demokracia.com.
Trajneri i ri i Barcelonës ka thënë ndër të tjera se ai do të përpiqet që të përçoj përvojën e tij te lojtarët për të fituar tituj.
“Falemdinderit shumë. Jam shumë i emocionuar. Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do tëp unojmë shumë për të arritur suksese. Barça nuk mund të përballojë të barazoj ose të humbasë”, tha Xavi për Barça TV.
“Jam i përgatitur. Më pëlqejnë sfidat. Ekipi ka talent dhe unë do të përpiqem ta përçoj përvojën time te lojtarët për të fituar tituj. Unë e njoh Barçën, e njoh klubin, është një çast delikat në historinë e klubit, ekonomikisht dhe në fushën e lojës. Ne duhet t’i lëmë anash dallimet tona dhe të bashkohemi”, theksoi ai.
“Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të jemi shumë kërkues në punën tonë për të arritur sukses”, shtoi ai.
Xavi gjatë tërë kohës është shoqëruar nga presidentin i klubit, Juan Laporta
Xavi do ta zëvendësojë në krye të stolit të shkarkuarin Ronald Koeman.
Ndeshja debutuese e Xavit si shef i shtabit teknik te Barcelonës do të jetë në derbin lokal ndaj Espanyolit që luhet më 20 nëntor në “Camp Nou”. /Demokracia.com