Sport
Xavi e pranon hapur: Dua të kthehem te Barcelona, në shtëpinë time
Demokracia
10:30 | 04 Nëntor 2021

Share:

Xavi Hernandez e ka shprehur hapur dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona.

Xavi në një intervistë ka konfirmuar dëshirën e tij për t’u rikthyer te gjiganti katalunas, veçse tashmë si trajner.

“Kam folur me Barcelonën gjatë këtyre ditëve, është e vërtetë, por tani duhet të arrihet marrëveshja mes dy klubeve”.

“Drejtuesit e Barcelonës kanë ardhur këtu për të negociuar, ne të gjithë jemi të emocionuar, do të shohim nëse do të përfundojë ashtu siç duhet”.

“Unë dua të kthehem në shtëpi, shpresoj që kjo të ndodhë, klubet tashmë e dinë pozicionin tim”, deklaroi Xavi.

Në rast se arrihet marrëveshja mes Barcelonës dhe klubit arab, Al-Sadd atëherë Xavi do ta zëvendësojë të shkarkuarin, Ronald Koeman.

Xavi ka kontratë deri në qershor të vitit 2023 me Al-Saddin, andaj duhet shkëputja e kontratës për të nënshkruar me Barçën. /Demokracia.com

Të ngjashme