Sport
Xavi, Busquets dhe Alba e përshëndetin me fjalë të mëdha pas ndeshjes së fundit me Barcelonën
Demokracia
08:38 | 06 Nëntor 2022

Share:

Trajneri i Barcelonës, Xavi dhe lojtarët Sergio Busquets dhe Jordi Alba e lavdëruan mbrojtësin Gerard Pique pas paraqitjes së tij të fundit në Camp Nou si lojtar i Blaugranave.

Qendërmbrojtësi me përvojë konfirmoi të enjten synimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli, para Kupës së Botës, si pjesë e një 24 orëshi të ngjeshur në Camp Nou.

Pique do të largohet zyrtarisht nga klubi javën e ardhshme dhe atij iu dha një fillim lamtumire emocionale pasi Barcelona arriti një fitore 2-0 në shtëpi ndaj Almerias.

Pas një interviste emocionale në fushë, në të cilën Pique premtoi se do të kthehej në klub një ditë, Xavi përshëndeti ndikimin dhe trashëgiminë e ish-bashkëlojtarit të tij në Kataluni.

“Ishte një natë historike për të gjithë, por kryesisht për Gerardin. Ai pati një lojë të shkëlqyer dhe ne donim ta largonim atë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Sa më e madhe të jetë loja, aq më mirë ai performon. Unë i kam thënë tashmë se ai është një legjendë e Barçës dhe ne i jemi shumë mirënjohës atij”, ka thënë Xavi.

Busquets, i cili ia kaloi shiritin e kapitenit Pique përpara fillimit, dhe Alba, kanë qenë me Piquen gjatë gjithë karrierës së tij të shkëlqyer në Kataluni dhe dyshja përshëndetën ndikimin e tij në klub.

“Gerard lë një trashëgimi spektakolare këtu. Ai na bëri njërin nga klubet më të mira në botë. Ai ka bërë histori këtu dhe ka bërë gjithçka për klubin. Është një shembull se çfarë është një lojtar i Barcelonës dhe çfarë ata duhet të bëjnë”, shtoi Busquets.

Fjalët e njëjta për qendërmbrojtësin i tha edhe Alba.

“Unë jam mirënjohës për gjithçka që ai na ka dhënë të gjithëve si ‘cules’. Ai ka bërë shumë për klubin. Mungesa e tij do të vihet re. Jo vetëm në fushë, por si njeri”

“Do të na mungojë shumë. Shpresoj që njerëzit të kuptojnë gjithçka që ai i ka dhënë Barcelonës. Le të përpiqemi të fitojmë më shumë tituj për t’ia kushtuar atij”, përfundoi Alba.

Pique largohet nga Barcelona pasi fitoi tetë tituj të La Ligës , duke përfshirë pesë së bashku me Xavin si lojtar, plus një titull të botës dhe një evropian me Kombëtaren e Spanjës, dhe tre Liga të Kampionëve.

Të ngjashme