Një epokë e re do të fillojë tek Real Madridi këtë verë dhe për disa lojtarë, ardhja e Xabi Alonsos është një lajm i mrekullueshëm. Lojtari që hyn në këtë kategori është Arda Guler.
Guler ka pasur një kohë të vështirë që prej se u transferua nga Fenerbahce në verën e vitit 2023.
Në pothuajse dy vite, ai ka pasur vështirësi që ta vendos veten si një lojtar i rëndësishëm i ekipit të parë, me Carlo Ancelottin që duket se kishte mbetur i pakënaqur me përpjekjet e tij në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve.
Kjo ka bërë që të ketë spekulime se ai mund të largohet nga Real Madridi këtë verë, me klubet nga Liga Premier që janë të etura të sigurojnë shërbimet e turkut.
Sidoqoftë, ardhja e Alonsos mund të jetë një goditje për ato klube që duan ta marrin atë nga ‘Santiago Bernabeu’.
Sipas një raportimi nga Diario AS, Alonso është një fans i madh i Guler dhe ai madje ishte përpjekur që të negocionte një marrëveshje huazimi me Real Madridi verën e kaluar për ta marrë atë tek Bayer Leverkuseni, ani pse ky operacion nuk u realizua.
Alonso thuhet se ka besim të plotë tek Guler dhe talenti që posedon ai dhe si rezultat, pritshmëritë janë se ai do të marrë më shumë minuta sezonin e ardhshëm.
Në rast se Real Madridi adaptohet me sistemin 3-4-3 që Leverkuseni e ka përdorur në vite e fundit, reprezentuesi turk do të ishte një lojtar që do përshtatej për mrekulli në njërën nga pozicionet mbrapa sulmuesit.
Në vendlindjen e Gulerit thuhet se janë optimistë që situata e 20-vjeçarit do të përmirësohet me ardhjen e Alonsos tek Real Madridi, ani pse kjo nuk mund të merret si përfundimtare deri sa të vijë vera.