Ish-futbollisti i famshëm spanjoll, Xabi Alonso do ta marrë drejtimin e Borussia Monchengladbachut në fund të edicionit.
Lajmin e ka bërë të ditur gazeta e madhe gjermane, “Bild”, shkruan Demokracia.com.
Ish-kampioni evropian dhe botëror e nisi karrierën e tij si trajner te skuadra e dytë e Real Sociedadit.
Trajneri aktual i Monchengladabachut, Marco Rose do të largohet nga klubi gjerman në fund të edicionit.
Ai do ta marrë drejtimin e Borussia Dortmundit.
Alonso e njeh mjaft mirë futbollin gjerman, pasi luajti për tri vite te Bayern Munichu. /Demokracia.com