Sport
Woods deklarohet për aksidentin “horror”: Nuk e mbaj mend, madje as që kam vozitur makinën
Demokracia
12:27 | 08 Mars 2021

Share:

Lojtari më i mirë i golfit, Tiger Woods ka pasur një aksident të rëndë me makinë dhjetë ditë më parë, të cilit mezi i mbijetoi.

Ai pësoi lëndime të rënda, sidomos në këmbë, ku kishte dy fraktura të hapura të kockave, shkruan Demokracia.com.

Ekipi mjekësor raportoi se indet e muskujve të tij ishin fryrë dhe se ai duhej t’i nënshtrohej një operimi.

Pas këtij aksidenti, Woods është deklaruar për herë të parë, duke thënë shkurtimisht:

“Unë nuk e mbaj mend fare aksidentin, nuk më kujtohet se kam vozitur makinën”. /Demokracia.com

Të ngjashme