Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes ndërmjet Wolverhamptonit dhe Chelseat.
“Blutë” e Londrës duan rikthimin te fitorja për të vazhduar hapin me rivalët e kreut të tabelës, por ndaj Wolvesit duhet derdhur më shumë djerës ngase njihet si skuadër tejet e papërshtatshme, shkruan Demokracia.com.
Në anën tjetër edhe vendasit vijnë nga një fitore e cila e ndali serinë e katër ndeshjeve pa triumfe në elitë.
Ndeshja ndërmjet Wolvesit dhe Chelseat luhet në “Molineux Stadium” dhe fillon nga ora 15:00.
Formacionet zyrtare:
Wolves: Jose Sa, Hoever, Kliman, Coady, Saiss, Marcal, Dendoncker, Neves, Moutinho, Jimenez, Podence
Chelsea: Mendy, Azpilicueta, Thiago Silva, Rudiger, James, Kante, Chalobah, Alonso, Mount, Pulisic, Ziyech. /Demokracia.com/