Sport
Wilder me akuza të rënda  pas fitores së Usyk: Ky është biznes, jo sport
Demokracia
12:59 | 21 Gusht 2022

Share:

Oleksandr Usyk ka arritur ta mbrojë titullin e kampionit të botës në kategorinë e peshave të rënda.

Boksieri ukrainas ka arritur ta mposhtë Anthony Joshuan në duelin e revanshit të zhvilluar sonte në Jeddah të Arabisë Saudite, transmeton Demokracia.com.

Ukrainasi e ka mposhtur Joshuan pas 12 rundeve me vendim të pikëve të gjyqtarëve. Me këtë fitore, Usyk ka ruajtur titujt e tij në WBA, IBF dhe WBO.

Këtë përballje e ka komentuar edhe boksieri i njohur amerikan, Deontay Wilder, i cili ka thënë:

“Ky është një biznes, jo një sport. Të gjtihë e dinin se ai do të humbaste”.

Paraqitja e sontme e Joshuat ka zhgënjyer të gjithë ndjekësit e boksit, derisa britaniku ka marrë kritika të shumta për lojën e tij sonte. /Demokracia.com

Të ngjashme