Sport
Wijnaldum në konferencë për shtyp: Ylli i Liverpoolit më bindi t’i bashkohem Romës
Demokracia
16:35 | 09 Gusht 2022

Share:

Nënshkrimi i ri i Romës, Georginio Wijnaldum, pranon se ylli i Liverpoolit, Mohamed Salah ishte ndër lojtarët që e bindën atë të bashkohej me “Giallorossi”.

Ish-mesfushori i Liverpool dhe PSG-së foli sot në një konferencë për shtyp. “Giallorossi” përballen me Salernitanën në ndeshjen e tyre hapëse të Serie A të dielën.

“Unë jam stërvitur me PSG-në gjatë para-sezonit. Mendërisht mendoj se mund të luaj, por gjithmonë duhet të shohim se si shkojnë gjërat gjatë javës me ekipin”, tha ish-mesfushori i Liverpool.

“Doja të vija për shkak të përpjekjeve që bëri klubi për të nënshkruar me mua dhe sepse fola me Mohamed Salah dhe Kevin Strootman për klubin dhe qytetin dhe dëgjova vetëm histori të mira për të”, tha Wijnaldum në konferencë, njoftojnë mediat italiane, transmeton Demokracia.com.

Salah kaloi dy sezone në kryeqytetin italian midis vitit 2015 dhe 2017 dhe shënoi 34 gola në 83 paraqitje para 42 milionë eurove në Anfield./Demokracia.com/

Të ngjashme