Auto&Tech
WhatsApp heq dorë nga vendimi për t’i limituar shërbimet personave që nuk kanë pranuar termat e reja
Demokracia
19:21 | 30 Maj 2021

Share:

WhatsApp është kritikuar shumë kohët e fundit për shkak se “detyroi” përdoruesit që të pranonin termat e reja që do të bënin të mundur shpërndarjen e të dhënave me Facebook. Në të kundërt, shërbimet e WhatsApp do të “zhdukeshin” një e nga një.

Por në një deklaratë që një zëdhënës i Facebook dha për The Verge, u tregua se kompania i ka rishikuar këto vendime, dhe më në fund ka vendosur të heqë dorë nga to.

“Pas diskutimeve të fundit me autoritete të ndryshme dhe ekspertë të privatësisë, ne duam të qartësojmë se ne nuk do të limitojmë funksionalitetin e WhatsApp për personat që nuk kanë pranuar termat e reja të aplikacionit.” tha ai.

Më pas WhatsApp përditësoi support article rreth më të rejave në privatësinë e aplikacionit për të konfirmuar se “adresa e asnjë përdoruesi nuk do të fshihet ose limitohet”, dhe se shumica e përdoruesve aktual i kanë pranuar termat e reja.

Ky plan do të vazhdojë të jetë në fuqi për një kohë të pacaktuar. Fillimisht “afati përfundimtar” i pranimit të kushteve të reja ishte data 15 maj, që shkaktoi shpërthimin e pakënaqësive të përdoruesve.

Të ngjashme