ShowBiz
West Side Family sjellin një version të ri të këngës “Lule tbukra ka Tirona”
Demokracia
07:34 | 28 Prill 2022

Share:

Grupi i njohur shqiptar, West Side Family, janë rikthyer me projekt të ri muzikor.

Ata vijnë me një përpunim të këngës së popullarizuar “Lule t’bukra ka Tirona”, të cilën e kanë shoqëruar me një videoklip.

Klipi përfshin një dasmë tradicionale e po ashtu edhe veshjet shqiptare duke përfshirë çdo detaj.

Projekti siç edhe kanë treguar mbështetet mbi këngën origjinale me të njëjtin titull të shkruar nga Muharrem Gurra.

Teksti u bë nga Alban Kondi, kurse ky i fundit u përkujdes edhe për muzikën në bashkëpunim me Klodian Qafokun.

Në këngë janë të përfshirë edhe disa artistë të tjerë si: Altin Gunga në klarinetë, Artur Yzeiri në llahutë dhe Eraldo Feto në violinë.

Kënga tashmë gjendet në YouTube, në kanalin e West Side Family dhe besohet që do të pritet mirë nga fansat e tyre.

Të ngjashme