Sezoni i kaluar me Southemptonin duket se ka bërë që për sulmuesin shqiptar Armando Brojën të ketë interesime të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Anglisë.
Në Premier Ligë, skuadra që po e synon futbollistin kuqezi është West Hami, transmeton Demokracia.com.
Megjithatë, kjo nuk është e tëra. Një tjetër skuadër që po e vëzhgon Brojën është edhe Leicesteri.
“Dhelprat” po mendojnë të ndërtojnë një skuadër për të ardhmen dhe të shpresojnë sërish për një mrekulli si ajo e 6 viteve më parë. Kështu Broja është në listën e të dëshiruarve nga Brendan Roggers, gjithsesi 30 milionë eurot e kërkuara nga Chelsea duket se është një pengesë për Leicesterin, siç bënë me dije “Daily Mail”. /Demokracia.com