Sport
West Ham e dëshiron treshen e Man Utd-s
Demokracia
10:50 | 04 Mars 2023

Share:

West Ham është i interesuar të nënshkruajë me yjet e Manchester United, Scott McTominay, Anthony Martial dhe Harry Maguire, kanë thënë burimet për Football Insider.

Klubi londinez po monitoron situatën e tyre në Old Trafford, me të tre lojtarët që kanëhumbur vendet e tyre në formacionin startues nën drejtimin e Erik ten Hag këtë sezon.

David Moyes është një admirues i madh i treshes dhe i ka përzgjedhur ata si objektiva të mundshëm për afatin kalimtar të verës.

Pagat e larta të Maguire në Old Trafford janë një shqetësim i lehtë për West Hamin dhe klubi londinez nuk është i vetmi skuadër i interesuar për reprezentuesin anglez, me interesim që vjen nga klube të tjera të Premier League, si dhe nga jashtë.

Burimet e Football Insider zbuluan muajin e kaluar (19 shkurt) se Djajtë e Kuq janë gati të dëgjojnë ofertat prej 25 milionë funtesh për futbollistin nga akademia, Mctominay.

Të tre lojtarët munguan në formacionin startues te Manchester United në finalen e Carabao Cup, me McTominay dhe Maguire të emëruar si zëvendësues nga Ten Hag.

Të ngjashme