Ish-gjenerali i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark do ta vizitojë Kosovën më 7 korrik.
Burime të sigurta të Demokracia.com kanë konfirmuar se ish-komandanti i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali Wesley Clark, do ta vizitojë Kosovën më 7 korrik.
Hera e fundit që Clark vizitoi Kosovën ishte në vitin 2019, në 20 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, për të cilën ngjarje u organizua një tubim në sheshin “Skenderbeu”.
Për ardhjen e ish-gjeneralit Clark në Kosovë, paralajmëroi edhe ministri i mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj.
“Nder i madh dhe privilegj i veçantë të takohem me gjeneralin historik amerikan, Wesley Clark, me të cilin biseduam si dy miq përmes video-lidhjes për rreth një orë. I thashë se ju jeni Heroi i Kombit dhe të gjithë qytetarëve liridashës të Kosovës dhe i tillë do të jeni gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.
Clark, që ishte prijës i aksionit bombardues mbi Serbinë 22 vjet më parë si Komandant Suprem i Forcave të NATO-s, ministri i mbrojtjes tha se do ta vizitojë edhe FSK-në./Demokracia.com/