Auto&Tech
Webfaqja që mbledh përvojat e përdhunimit dhe ngacmimit të fëmijëve
Demokracia
21:32 | 15 Mars 2021

Share:

Një fushatë në internet që fton përdoruesit të postojnë dëshmi anonime të sulmeve seksuale dhe ngacmimeve është drejtuar te shërbimet e fëmijëve.

Mbledhja e më shumë se 4,100 dëshmive përfshin tregime nga vajza të moshës nëntë vjeç, transmeton Demokracia.com

Të rinjtë kanë shkruar përvoja personale të “kulturës së përdhunimit”, duke identifikuar shkollën ose universitetin në të cilin kanë ndjekur autorët e dhunimeve ose ngacmimeve.

Eton, St Paul’s dhe Latymer Upper School janë midis shkollave të shumta që u referohen.

Por ndërsa këto dhe shkolla të tjera private janë më të shpeshta, ka edhe shembuj të dhënë nga meshkuj pa emër nga shkollat ​​shtetërore dhe universitetet.

Dëshmitë janë publikuar në uebfaqen e Everyone’s Invited dhe llogarinë e njejtë në Instagram.

Përvojat e rrëfyera variojnë nga të qenit i droguar dhe përdhunuar në ndeja. deri te shprëndarja e imazheve eksplicide nëpër platforma sociale.

“Dëshmitë e ekspozojnë kulturën e përdhunimit dhe shkallën e dhunës seksuale midis të rinjve në Mbretërinë e Bashkuar,” tha Soma Sara, themeluese e Everyone’s Invited.

“Nëse fillojmë të drejtojmë gishtërinjtë drejt disa demografive ose të veçojmë individë ose institucione, rrezikojmë t’i bëjmë këto raste të duken si anomali, kur me të vërtetë ky problem është i përhapur, ai ekziston kudo”.

Çështja e raportimit ngrihet në disa prej dëshmive.

“Unë fajësova veten time dhe mendoj se shumë njerëz, veçanërisht burrat, do të më fajësonin mua që hyra në atë situatë në radhë të parë,” shkroi një përdoruese për mosraportimin e përdhunimit të saj në moshën 17 vjeç.

“Nuk e ndieja që kishte siguri dhe isha e turpëruar dhe e vetmuar”, tha një përdoruese tjetër.

“Unë kurrë nuk i thashë asgjë askujt me sepse nuk kisha besim te rezultatet”, tha një llogari që citon Goldsmiths, Universiteti i Londrës.

Një zëdhënës i universitetit tha se ka një faqe të përkushtuar anonime të raportimit dhe mbështetjes për viktimat e dhunës seksuale, ngacmimit ose sjelljes së keqe./Demokracia.com

Të ngjashme