Lajme
Washingtoni përplas Kurtin dhe Hotin
Demokracia
23:10 | 07 Korrik 2021

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës rikthyen në diskutim një temë të 10 muajve më herët.

Për marrëveshjen e Washingtonit të 4 shtatorit të 2020-ës, u debatua gjatë ditës së mërkure, me kërkesë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Avdullah Hoti, kërkoi që Qeveria aktuale t’i respektojë 16 pikat e ujdisë që i nënshkroi si kryeministër.

Por, kërkesat për implementim, nuk ia ndërruan mendjen Albin Kurtit, njofton Klan Kosova.

Ai ende e sheh të gabueshme përfshirjen e Ujmanit në këtë ujdi.

Madje, sipas tij, është kundërkushtetuese edhe pranimi që Kosova të heq dorë nga anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare për një vit të plotë.

Të ngjashme