Lajme
Washington Post publikon hartën e vendeve që i kanë vënë sanksioneve Rusisë
Demokracia
20:56 | 23 Shkurt 2023

Share:

Washington Post publikoi një artikull, duke analizuar ndarjet globale në botën e sfiduar nga shpërthimi i luftës në Ukrainë.

Me vlerësimin se ndarjet janë thelluar, autorët kanë bashkangjitur një hartë të Evropës, duke treguar vendet që i kanë vënë sanksione Federatës Ruse.

Harta tregon Bosnje dhe Hercegovinën, e cila, së bashku me Serbinë, përbën një nga dy vendet e vetme nga kjo pjesë e Evropës që nuk u bashkua me masa kufizuese kundër Kremlinit.

Të premten, bëhen një vit që nga fillimi i agresionit rus në Ukrainë, dhe BeH dhe Serbia janë akoma vendet e vetme në rrugën e tyre për në Bashkimin Evropian, që Rusisë nuk i kanë vënë sanksione.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, kohët e fundit ka deklaruar se momenti po afrohet kur Beogradi do të duhet të prezantojë sanksione ndaj Rusisë dhe të presë më fort reagime nga perëndimi.

Sa i përket BeH, situata është shumë më e komplikuar. Ndërsa një entitet në këtë vend, është pro rrugës së politikës së BE -së dhe vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, tjetra, Republika Srpska, kundërshton ashpër dhe insiston në neutralitet.

Të ngjashme
Lajme • 01 Qershor 2024