ShowBiz
Warner Music nënshkruan marrëveshje me kompaninë Tencent të Kinës
Demokracia
14:17 | 23 Mars 2021

Share:

Warner Music ka nënshkruar marrëveshje me kompaninë Tencent të Kinës për të transmetuar muzikën e saj në Kinë.

Produksioni muzikor i Dua Lipas dhe Ed Sheeran, dëshiron që të rris tregun muzikor, duke i bërë artistat e saj të jenë të pamundur për t’u injoruar shkruan Demokracia.com

Përmes kësaj marrëveshje këngët e Warner do të publikohen në platformat muzikore të kompanisë, përfshirë QQ Music, WeSing dhe disa siseme audio makinash në Kinë.

Kjo marrëveshje do t’i ndihmojë shumë kompanisë sepse Kina ka një të pestën e popullsisë në botë, dhe artistat do të fitojnë më shumë famë.

Rivalët Universal Music dhe Sony Music kanë arritur gjithashtu marrëveshje të ngjashme me Tencent ndërsa kërkojnë të thyejnë rekordet në Kinë. /Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme