Bota e Walt Disney po shkon drejt një përvoje parku pa prekje.
‘Mbretëria e Magjisë’ do të testojë teknologjinë e njohjes së fytyrës në hyrjet e parkut nga 23 Mars deri më 23 Prill, sipas faqes së internetit të parkut.
Softueri bën një fotografi të fytyrës të një vizitori dhe e shoqëron atë me një numër unik të ID, i cili më pas do të shoqërohet me biletën e personit ose një formë tjetër të pranimit.
Kompania tha se testi i softuerit vjen “duke menduar të ardhmen” ndërsa kalojmë drejt “përvojave pa pasur nevojë për prekje”.
Të martën, parku lëshoi udhëzime për vizitorët e parkut se çfarë mund të presin nga testi i softuerit të njohjes së fytyrës.
Për shkak të pandemisë COVID-19, të ftuarit nuk do të lejohen të heqin maskat për skanimin e fytyrës, megjithëse do t’ju kërkohet të heqin pajisje të tjera të tilla si kapele ose syze dielli.
Disney gjithashtu siguroi mysafirët se të dhënat e mbledhura nga testi nuk do të përdoren për ndonjë qëllim tjetër. /Demokracia.com/