Lajme
Walker: Me Presidentin Biden do të bëhet më mirë, por jo shumë dhe jo menjëherë
Demokracia
17:20 | 15 Janar 2021

Share:

 “Nuk do të prisja ndryshime dramatike në afat të shkurtër”, ka komentuar Ambasadori William Walker pritjet e Kosovës nga administrata e re në Washington, e udhëhequr nga Presidenti Joe Biden, në një intervistë për demokracia.com

“E vërtetë që Biden ka qenë në Kosovë. Por, unë vij në Kosovë që 20 vjet dhe as unë nuk mund të them që e njoh Kosovën. Ende nuk e di sesi të kryej punë në Kosovë. Do të marrë pak kohë”, ka thënë ai. “Sigurisht që gjërat do të bëhen më mirë, por nuk do të prisja që gjërat të kthehen aty ku ishin dy dekada më parë, kur SHBA-ja ishte shumë e përkushtuar ta ndihmojë Kosovën”,shtoi Walker.

Intervistën ekskluzive për demokracia.com, Ambasadori Walker e ka dhënë për përvjetorin e Masakrës së Raçakut.

“State Departamenti ka ndryshuar tërësisht. Unë nuk e njoh asnjë aty. Ka njerëz në Kongres që, nëse punohet me ta, mund të ndihmojnë, përveç nëse nuk del ndonjë çështje tjetër, një pandemi e re, një luftë e re. Vetëm në kushte të paqes njerëzit në Washington mund të merren me Kosovën dhe të shohin sesi SHBA-ja mund të ndihmojë, apo BE-ja mund të ndihmojë. Do të mundohem që të identifikojë këtu në Washington njerëzit që janë në pozitë të bëjnë diçka. Ka ende ‘ElliotEngela’ në Washington”, ka thënë Ambasadori Walker.

“Me Biden në zyre gjërat definitivisht do të ndryshojnë për të mirë, por mos prisni që kjo të ndodh menjëherë”, ka thënë Ambasadori Walker.

Intervistën ekskluzive të Ambasadorit Walker mund ta lexoni në “Spektri politik i përçarë ua ka shuar entuziazmin kosovarëve” – Demokracia.

Të ngjashme