Lajme
VV sërish dështon ta bëj votimin e fshehtë për zgjedhjen e Haxhiut, gjysma e deputetëve s’marrin pjesë në votim
Demokracia
10:38 | 07 Maj 2025

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka provuar që edhe në seancën e sotme të ndryshojë formën e votimit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit në formë të fshehtë, por ka dështuar prapë, shkruan Reporteri.net.

Partitë sërish janë deklaruar kundër dhe nuk kanë propozuar anëtarë për Komision. Në sallë ishin të pranishëm 113 deputetë.

“Kemi 56 deputetë që kanë dhënë  votën pro, një kundër dhe asnjë abstenim”, ka deklaruar Dehari.

Pas dështimit të votimit të Komisionit, Kryesuesi Avni Dehari e ka ndërprerë seancën.

Kandidatja e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu.

PDK dhe AAK i kanë kërkuar vazhdimisht VV’së që ta ndërrojë emrin, teksa janë përmendur edhe emra nga kjo parti që do të mund t’i votonin. LDK ndërkohë ka thënë se nuk do ta votojë asnjë propozim të kësaj partie.

Përpjekja tjetër për konstituim vazhdon të premten, në 10:00./Reporteri.net

Të ngjashme