Lajme
VV në Prishtinë do të bojkotojë seancën e nesërme të Kuvendit Komunal
Demokracia
14:32 | 03 Shtator 2023

Share:

Grupi i Asamblistëve të Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ka njoftuar se nuk do të marrin pjesë në seancën e radhës të Kuvendit Komunal, të ftuar për të hënën, 4 shtator.

“Siç jeni në dijeni, për ne, është e kontestueshme zgjedhja e Kryesuesit të ri dhe rrjedhimisht e kontestojmë edhe ftesën për këtë seancë që vjen nga një autoritet për legjitimitetin e të cilit do të vendosin organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.

“Duke ditur faktin se tashmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë është inicuar një konflikt administrativ në mes të MAPL-së dhe Komunës së Prishtinës, ndër të tjera edhe për çështjen e Kryesuesit, vlerësojme se thirrja dhe organizimi i kësaj mbledhje në këtë kohë është i panevojshëm dhe tendencioz. Në një situatë të tillë, me paqartësi juridike, të gjitha vendimet eventuale që merren në këto seanca të parregullta do të jenë objekt i trajtimit të sërishem nga Kuvendi Komunal. Ndërkohë, të gjitha pasojat juridike që prodhojnë vendimet e tilla do të jenë bazë e mjaftueshme për ndjekje e kallëzime penale.”

Ata kanë kërkuar nga partitë në pushtetit që “të përmbahen nga çfarëdo vendimi e veprimi në këtë faze” dhe gjithashtu kanë kërkuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë që ta trajtoj këtë çështje me prioritet.

“Kthimi i ligjshmërisë në Komunën e Prishtinës është emergjencë dhe domosdoshmëri.”

Të ngjashme