Lajme
VV lavdërohet me “arritjet”| Votuesit e vet ia bëjnë bajat në komente
Demokracia
13:35 | 10 Prill 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar një raport në të cilin tregon rreth përfitimeve që kanë pasur qytetarët nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Lëvizja Vetëvendosje, ka publikuar një raport se sa qytetarë kanë përfituar nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike, mirëpo përkrahësit e këtij subjekti politik përmes komenteve të ndryshme kanë kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit, raporton Demokracia.com.

Ata përmes komenteve kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me qeverisjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe me të dhënat sa i përket përfituesve nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike.

Shumica prej përkrahësve të Lëvizjes Vetëvendosje, e fajësojnë këtë subjekt politik se nuk është duke bërë asgjë dhe nuk po del në terren që të shoh nga afër hallet e qytetarëve dhe se, nga Pakoja e Ringjalljes Ekonomike dhe nga asistenca sociale nuk kanë përfituar njerëzit që kanë pasur nevojë me të vërtetë, përcjell Demokracia.com.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje si dhe komentet e përkrahësve të këtij subjekti politik. /Demokracia.com/

Të ngjashme