Lajme
“VV ka investu 5.7 milionë euro për fushata linçuese”-Zëdhënësi i partisë nuk mohon asgjë, por sulmon gazetarin Mehmetaj
Demokracia
09:25 | 11 Tetor 2023

Share:

Analisti dhe gazetari Lirim Mehmetaj, dje ka treguar të dhëna ekskluzive se “VV i ka investu 5.7 milionë euro në fushatë linçuese nëpër rrjete sociale”, shkruan Periskopi.

Pas kësaj ka reaguar zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka i cili nuk e mohon deklaratën e Mehmetajt, por e sulmon median të cilën e menaxhon.

“Pra, atij që Ambasada Amerikane ja pati cilësuar lajmin si lajm me prejardhje nga Rusia paska folur sot për programin që përdor VV për propagandë dhe vlerën që paskemi harxhuar në këtë drejtim prej 5.7 milionë euro”, ka shkruar Manxhuka.

Postimi i plotë i Arlind Manxhukes:

Pra, atij që Ambasada Amerikane ja pati cilësuar lajmin si lajm me prejardhje nga Rusia paska folur sot për programin që përdor VV për propagandë dhe vlerën që paskemi harxhuar në këtë drejtim prej 5.7 milionë euro.
Bravo. Na paska deshifru.

Të ngjashme