Lajme
“VV-ja do e kapë Gjykatën Kushtetuese”
Demokracia
22:42 | 26 Qershor 2024

Share:

Gazetari Lirim Mehmetaj, ka pasur kritika për Qeverinë e Kosovës, sa i përket byrosë për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, i cili u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese.

Mehmetaj, në “Debat Plus”, tha se Qeveria nuk e ka dërguar këtë projektligj në Komision të Venecias dhe se sipas tij po të mos ishte ky mekanizëm dhe Gjykata Kushtetuese, pushteti do e miratonte një ligj i cili do i ngjante përndjekjes.

“Shqetësimi im është se kanë me bë, kanë me kapë gjykatën kushtetuese, aty ndërrohen gjyqtarët dhe kanë me kapë, shpresoj që jo por kam frikë. Qeveria nuk e ka dërguar në komision të Venecias e as në Gjykatë Kushtetuese, në komision të Venecias është dërgu nga Kuvendi, sa për Qeverinë sot ish në zbatim jo ky por një shumë më I keq, sa për profesionalizmin e tyre sot do e kishim një element të përndjekjes politike”, tha ai.

Të ngjashme