Lajme
VV i reagon anëtarit të saj, pasi lidhi koalicion me LDK-në
Demokracia
20:40 | 14 Shtator 2021

Share:

Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka reaguar pasi anëtari i tyre Fatmir Hasani, ka ofruar mbështetje për kandidatin e LDK-së për kryetar të kësaj komune, Armend Agollin.

Në një reagim të publikuar në media thuhet se koalicionet parazgjedhore siç shprehen ata “të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë”, sipas tyre dëshmojnë se humbësit bëhen bashkë.

“Koalicionet parazgjedhore të partive të dyta e të treta me partitë tjera të vogla e me individë të dorës së dytë në Mitrovicë, e dëshmojnë qartë edhe një herë se humbësit po bëhen bashkë, por e tëra që do të arrijnë, do të jetë prapë një rezultat dëshpërues ngase Mitrovica i ka besuar programit të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit me mbi 20 mijë vota, e njëjtë do të ndodh edhe në zgjedhjet lokale me 17 tetor”, thuhet në reagim./Demokracia.com/

Të ngjashme
Lajme • 26 Prill 2024