Lajme
VV edhe zyrtarisht shkon në zgjedhje pa bartës liste
Demokracia
17:49 | 30 Janar 2021

Share:

Lëvizja Vetëvendosje edhe zyrtarisht do të kandidojë pa bartës liste më 14 shkurt, pasi nuk kanë bërë ri-renditjen, ani pse Albin Kurtit nuk iu lejua të marrë pjesë në zgjedhje.

Ka nisur mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), ku pritet certifikimi i listave me kandidatë për deputetë pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Në mbledhjen e KQZ-së nga Zyra për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim është thënë se VV, AAK, PDAK dhe NISMA kanë dorëzuar listat ashtu siç kanë qenë në fillim, edhe pas vendimit të Gjykatës Supreme, raporton Demokracia.com

Ndonëse disa kandidatëve nga secila parti e lartëpërmendur nuk u është lejuar kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit, subjektet nuk i kanë ndryshuar listat e tyre.

Këtu përfshihet edhe kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti, i cili nuk u certifikua dje nga Gjykata Supreme, raporton Demokracia.com

“Sot më datë 30 janar, partive u është dhënë afat për të ri-radhitur listat e kandidatëve nga Zyra për Regjistrim. Me rast të listave me minus kandidatë, ato hapsira dhe broshura të kandidatëve do të hijezohen, shënjohen për të evituar vendosjen gabim të votive të kandidatëve. Në orën 16:00, kemi pranu njoftim nga katër subjekte politike që do t’i mbajnë listat siç kanë qenë në fillim, VV, AAK, PDAK dhe Nisma.”, është thënë nga ZRPPC.

Demokracia.com do t’iu mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga mbledhja e KQZ-së.

 

Të ngjashme