Lajme
VV e kap edhe ndërmarrjen “TrainKos”, punëson në pozita të rëndësishme kandidatin për asamble të Vetëvendosje dhe militantin e Guxo
Demokracia
15:47 | 23 Shtator 2023

Share:

Punësime partiake të Qeverisë Kurti tani janë bërë si vakt i bukës. Pothuajse çdo muaj nga partia në pushtet punësohet dikush në pozita kogja të larta. Nuk mjaftoi që kryeshefi i ndërmarrjes Trainkos, Agron Statovci të jetë i afërt me pushtetin, tash i njejti i rehatoi me dy pozita fort të mira në ndërmarrjen publike dy militantë të Vetëvendosjes dhe Listës Guxo.

Sabit Berisha që njihet si përkrahës i Listës Guxo u emërua të enjtën ushtrues i detyrës së Drejtorit të Depertamentit të Mallrave.

Në vendimin e siguruar nga Periskopi shihet edhe nënshkrimi i kryeshefit të Trainkos, Agron Statovci.

“Z. Sabit Berisha lirohet nga detyrat e punës ‘dispeçer’, caktohet ushtrues i detyrës së Drejtorit të Departamentit të Transportit të Mallrave deri me datën 24.10.2023”, thuhet në vendimin e siguruar nga Periskopi.

Statovci këtë pozitë ia dorëzoi njeriut që është i dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në vitin 2017 për tejkalim të kompetencave të tij. Aktgjykimi kishte marrë vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit po atë vit.

Berisha ishte dënuar për shkak se në cilësinë e shefit të mirëmbajtës së lokomotivave në hekurudhat e Kosovës “Trainkos” SH.A kishte tejkaluar kompetencat e tij.

DOKUMENTI:

Florim Gjyrevci që në vitin 2021 ishte kandidat i VV’së për asamblist në komunën e Fushë Kosovës nuk mbeti pa ‘dhuratë’.

Siç merr vesh Periskopi, Gjyrevci u emërua në ndërrmarrjen Trainkos si Shef i Transportit të Mallrave.

Se Gjyrevci ishte pjesë e partisë në pushtet e dëshmojnë fotografitë e tij që figurojnë në faqen e degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Fushë Kosovë.


Të ngjashme