Portieri i njohur kosovar, Armend Ruxhi është transferimi më i fundit i Vushtrrisë.
Ruxhi ka nënshkruar me ish-kampionët e Kosovës dhe do të mbrojë ngjyrat e “bardhekaltërve” në stinorin pranveror, shkruan Demokracia.com.
Lajmin për transferimin e Ruxhit e ka konfirmuar vetë klubi vushtrrias përmes njoftimit në faqen zyrtare.
“Armend Ruxhi nënshkruan me Vushtrrinë. Armend Ruxhi është bashkangjitur klubit në fazën përgatitore që klubi ynë po e zhvillon në Durrës. Ne deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret rikthimin në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Vushtrrisë.
Ruxhi gjatë karrierës së tij në futbollin kosovar ka mbrojtur portat e Ballkanit, Lirisë së Prizrenit dhe së fundmi Onixit.
Me transferimin e Ruxhit, Vushtrria njofton se merkatoja e janarit për ta ka marrë fund. /Demokracia.com/