Skuadra e Vushtrrisë tashmë e ka misionin e qartë.
Ajo në pranverë lufton vetëm për vendin e parë që dërgon në elitë, dhe kjo është arsyeja që klubi po sjell vazhdimisht përforcime, shkruan Demokracia.com.
Klubi sot përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar se Eugen Rafuna është bërë pjesë e skuadrës vushtrriase.
Njoftimi i FC Vushtrrisë:
Eugen Rafuna rikthehet në Vushtrri
Mbrojtësi Eugen Rafuna i ardhur nga KF Arbëria, ka vendosur që në këtë gjysmësezon t’i mbrojë ngjyrat tona
Ne i deshirojmë suksese në paraqitjet e tij dhe atë që secili prej nesh e pret #rikthimin në superligen e Kosovës! / Demokracia.com