Lajme
Vushtrri: Dikush e dorëzoi në polici kuletën me të holla por s’kishte dokumente, Policia kërkon pronarin
Demokracia
16:30 | 14 Maj 2025

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se para disa ditësh një person kishte dorëzuar një kuletë me të holla të cilën e kishte gjetur në Vushtrri, por që në të nuk kishte fare dokumente identifikuese. Prandaj, policia kërkon që të indentifikohet personi, që t’i kthehen paratë.

E plotë:

I N F O R M A C I O N

Vushtrri, 14 maj 2025

Para disa ditësh, në Stacionin Policor Vushtrri është paraqitur një qytetar i cili ka njoftuar policinë se kishte gjetur një portofol (kuletë) në rrugën ,,Shemsi Istrefi” në Vushtrri. Në kuletë kishte pasur një sasi të hollave mirëpo nuk kishte pasur asnjë dokument të ndonjë personi.

Me gjithë përpjekjen e policisë për identifikimin e pronarit, deri në këto momente nuk është arritur një gjë e tillë andaj policia lëshon këtë informacion publik me qëllim që pronari të njoftohet dhe të lajmërohet në Stacionin Policor Vushtrri apo të kontaktoj policinë në numrin 192.

Të ngjashme