Lajme
Vushtrri| Babai dhe djalin rrahin të bijën, pasi ajo ishte në lidhje dashurie me një djalë
Demokracia
08:46 | 21 Janar 2023

Share:

Një vajzë e mitur është rrahur në Vushtrri nga babai dhe vëllai i saj, pasi që ishte në një lidhje dashurie me një djalë, për çka babi dhe vëllai i saj ishin kundër.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

Për këtë rast është njoftuar zyrtari i Qendrës për Punë Sociale, ku më pas viktimës iu është ofruar tretman mjekësor dhe është vendosur në strehimore.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, njofton policia.

Të ngjashme