Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, i afërt me Kremlinin ka thënë se “Rusia nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës”.
Deklarata e Vulinit vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin shpesh vendosë analogji në mes rastit të Kosovës dhe rajoneve të aneksuara të Ukrainës.
“Rusia nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj për Kosovën dhe asnjë deklaratë apo lëvizje e zyrtarëve të Federatës Ruse nuk shkon në drejtimin tjetër, ashtu siç nuk bën asnjë deklaratë apo lëvizje e zyrtarëve të Bashkimit Evropian apo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. të mos shkojnë në drejtim të tërheqjes së njohjes së Kosovës apo respektimit të integritetit territorial të Serbisë”, ka thënë Vulin, raporton Tanjug.
Por dallimi është se pavarësia e Kosovës nuk është në kundërshtim të së drejtës ndërkombëtare, këtë në vitin 2009 e kishte konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Por Vulin thotë se pyetje e Serbisë ndaj GJND-së në atë kohë ishte “budallaqe”.
“Nuk ishin rusët ata që i bënë një pyetje budallaqe Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, por serbët, dhe nuk ishin rusët, por serbët që e zhvendosën zgjidhjen e problemit të Kosovës nga Kombet e Bashkuara”, ka deklaruar Vuln.
Ai është munduar edhe të arsyetohet për mos vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se Ukraina nuk ka reaguar në kohë kur NATO ka bombarduar Serbinë.