Lajme
Vulin shkon te Lavrovi në Moskë, çështja e Kosovës pritet ta dominojë takimin
Demokracia
09:41 | 22 Gusht 2022

Share:

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, pritet të takohet sot me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë një vizite pune në Moskë.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Lavrov dhe Vulin planifikojnë të diskutojnë bashkëpunimin ndërmjet Rusisë dhe Serbisë dhe do të bisedojnë për çështje urgjente rajonale dhe ndërkombëtare, transmeton Klankosova.tv

Ambasadori rus në Beograd,  Alexander Botsan-Kharchenko, ka theksuar se çështja e Kosovës dominoi në përgatitjet për takimin e sotëm.

Takimi vjen pak ditë pas atij të Brukselit ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq diskutuan në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, takim ky i cili nuk solli rezultate.

Të ngjashme