Lajme
Vulin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, kërcënim për Serbinë
Demokracia
16:02 | 04 Mars 2022

Share:

Ministri i Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, tha sot se anëtarësimi i Kosovës në NATO do të përbënte kërcënim për Serbinë me një konflikt të armatosur “dhe asgjë tjetër”.

“Vendosja e Kosovës nën patronazhin e aleancës ushtarake do të thotë anulim i Rezolutës 1244, shfuqizimi i Marrëveshjes së Kumanovës dhe të gjitha garancive të dhëna nga OKB-ja, por edhe obligimi i të gjitha shteteve anëtare të NATO-s që të jenë të detyruara të mbrojnë në përputhje me nenin 5 të Kartës integritetin territorial të anëtarit të sapo pranuar”, tha Vulin, transmeton Demokracia.com.

Vulini pyeti nëse dikush dyshonte se kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të “nguronte” të sulmonte serbët, “veçanërisht në veri dhe të provokonte konflikte dhe provokime derisa shteti i Serbisë të detyrohet të mbrojë popullin e tij”.

“Futja me forcë e Kosovës në paktin e NATO-s nuk është vetëm shkelje e procedurave të anëtarësimit në NATO dhe shkelja e Rezolutës 1244, por edhe një kërcënim i hapur ndaj Serbisë dhe një formë tjetër presioni ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq, dhe vendet që mbrojnë anëtarësimin e Prishtinës në NATO e dinë atë”, shtoi Vulin, shkruan “Danas”.

Vulin në një retorikë të njohur serbe, mohoi Kosovën shtet dhe tha se nuk ka ushtri që sipas tij, “paraqet problem politik për së paku katër anëtarë të NATO-s”. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme