Lajme
Vuçiqi vazhdon dramat, i anulon disa vizita “për shkak të situatës komplekse në Kosovë”
Demokracia
10:41 | 19 Maj 2023

Share:

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të zhvillojë sot disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm, ku temë e diskutimit do të jetë situata “komplekse e sigurisë” në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Siç është njoftuar nga zyra për propagandë të Vuçiqit, ai do të mundohet “ta stabilizojë situatën” në këtë mënyrë.

“Për shkak të situatës komplekse të sigurisë në Kosovë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë ditës do të zhvillojë disa takime me faktorë politikë të brendshëm dhe të jashtëm në përpjekje për të stabilizuar situatën”, pretendohet në kumtesën e kësaj zyre.

Shtohet se për shkak të situatës në Kosovë, Vuçiq i ka shtyrë obligimet e sotme.

Të ngjashme