Lajme
Vuçiqi provokon me fotomontazh, Kosovën e mbulon me flamurin serb
Demokracia
20:59 | 18 Mars 2021

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka provokuar me një postim në rrjetin e tij social. Vuçiq dje ka publikuar një fotomontazh të hartës së Kosovës, brenda së cilës shihet flamuri i Serbisë.

Një detaj tjetër që bie në sy është që ky postim nuk është bërë në faqen zyrtare të tij, por në profilin personal të Vuçiqit në Instagram, raporton Demokracia.com.

“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por dhe nuk harron, dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe ngulitëm çdo mësim në të cilin ishim humbës, por nuk do të heshtim ndaj viktimave tona. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër”, ka shkruar Vuçiq.

https://www.instagram.com/p/CMh6WuAhilu/?utm_source=ig_embed

Kjo deklaratë e tij ka kaluar në heshtje dhe pa asnjë reagim në Kosovë. /Demokracia.com/

Të ngjashme