Lajme
Vuçiqi nesër del në konferencë, nuk dihen arsyet
Demokracia
13:50 | 23 Dhjetor 2023

Share:

Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë, nëser do të mbajë një konferencë për medie në Beograd.

Siç raporton mediumi serb Novosti, Vuçiq do t’i drejtohet serbëve në ora 11. Nuk dihen arsyet se pse Vuçiqi ka thërritur këtë konferencë për medie.

Sjellim ndër mend që sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kanë mbajtur një konferencë për medie, ku folën për sulmin e armatosur në Banjskë dhe riorganizimin e grupit të Milan Radojiçiqit, njeriut që e pranoi se e udhëhoqi sulmin e 24 shtatorit.

Megjithatë, nuk ka informacione nëse konferenca e nesërme e Vuçiqit lidhet me konferencën e Kurtit e Sveçlës.

Të ngjashme
Lajme • 04 Maj 2024