Lajme
Vuçiqi nën presion të madh ndërkombëtar shkaku i Banjskës, sipas Biserkos
Demokracia
16:11 | 11 Shkurt 2024

Share:

Jo vetëm për shkak të zgjedhjeve të vjedhura të 17 dhjetorit, por Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është nën trysni të madhe mndërkombëtare edhe për shkak të sulmit paraushtarak në Banjskë të Zveçanit, ka thënë Krysuesja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Beograd, Sonja Biserko, në një intervistë për median malazeze “AntenaM”.

Vuçiç është nën presion të madh jo vetëm për shkak të zgjedhjeve, por mbi të gjitha për shkak të Banjskës, pasiqë ai nuk ishte një kërcënim ndaj sigurisë rajonale, por edhe për Evropën – kërcënim ndaj të cilit Perëndimi reagoi menjëherë. Raporti i Qeverisë së Kosovës ishte shumë i detajuar dhe shumë bindës”, ka thënë aktivistja serbe Sonja Biserko.

Kujtojmë se edhe vetë Qeveria e Kosovës, prej konvertimti të heshtur vullnetar të veturave në veri në targa RKS, pranimit që Serbia u bëri këtyre targave me të filluar viti, i ka tërhequr vëmendjen BE-së që të mos e sheh këtë si konstruktivitet, por në fakt si maskim të një dështimi pas sulmit terrorist në Banjskë.

Të ngjashme