Lajme
Vuçiqi ia la emrin fëmijës, gëzohet nëna serbe nga Kosova: Është emër i bukur
Demokracia
12:37 | 30 Korrik 2023
Ilustrim

Share:

Tamara Jankoviqi, nëna e Llazarit që u lind ditë më parë në maternitetin e Shtëpisë së Shëndetit në Pasjan të Gjilanit, emrin e të cilit e propozoi vetë presidenti i Serbisë, e ka falenderuar këtë të fundit.

Siç raportojnë mediat serbe, Llazari është foshnja e 1000-të në maternitetin e lartpërmendur që nga hapja e tij tetë vjet më parë.

“Ndihem mirë. Jam e gëzuar që presidenti i vendit na dha nderin të kemi kumbari e t’i vendoste emrin Llazar djalit tonë. Aq më tepër që është një emër i bukur, tamam serb. Vetë Car Llazari vjen nga kjo zonë, jo shumë larg prej këtu”, tha Tamara.

Vuçiq ka thënë se pret që ta takojë familjen në fjalë.

Të ngjashme