Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, ku folën për çështjet rajonale.
Vuçiq tha se për Serbinë është e rëndësishme që të mbajnë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë.
“Dhe ky takim ishte një hap tjetër drejt forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk në të gjitha fushat me interes të përbashkët”.
“Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një nga faktorët ndërkombëtarë më me ndikim në këtë pjesë të botës”, shkroi Vuçiq.