Lajme
Vuçiq: Zgjedhje të reja në Serbi më së voni në shtator
Demokracia
13:36 | 14 Maj 2023

Share:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “më së voni” do të ketë zgjedhje të reja në shtator dhe se për këtë do të flet më shumë më 26 maj, raportuan mediat serbe. Kjo pas raportimeve të mediave të afërta me qeverinë serbe se më 26 maj pritet që Vuçiq të rrëzojë veten nga posti i presidentit dhe shpërbërjen e kabinitetit qeveritar të kryeministres Ana Brnabiq. Gjithashtu në këtë datë ai tha se nuk do të jetë më në krye të Partisë Përparimtare Serbe.

Para një jave tabloidi i regjimit serb “Informer.rs” kishte shkruar se Vuçiq ka propozuar dorëheqjen e qeverisë, zgjedhje të përgjithshme dhe dorëheqjen e tij. Të gjitha këto, sipas kësaj medie, do të konfirmoheshin më 27 maj në Asamblenë e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), siç e citoi Vreme.

Siç raportonte ky tabloid, Aleksandar Vuçiq, kishte propozuar tri opsione: “1. Pranimi i dorëheqjes së kabinetit të Ana Brnabiq; 2. Dorëheqja e përbashkët e qeverisë dhe presidentit dhe shkuarja në zgjedhje të përgjithshme në të cilat Vuçiq nuk do të mund të kandidonte për president; 3. Dorëheqja vetëm e presidentit”.

Aleksandar Vuçiq gjithashtu sot tha se do të organizojë një “marsh të madh” të Partisë Përparimtare Serbe, siç e cituan mediat serbe. Kujtojmë se kohëve të fundit gjithashtu ai ka synuar ndërtimin e një lëvizje mbi-partiake serbe dhe ka zhvilluar fushatë anekënd Serbisë.

Të ngjashme